“Po hyre si gjeneral del i turpëruar”! Duka i tërheq vëmendje Kombëtares: Nuk ishte vetëm lodhja

Armand Duka ka kritikuar performancën e dobët të Shqipërisë ndaj Lituanisë e cila përfundoi në shifrat 0-1. Kombëtarja zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të viteve të fundit kundër një kundërshtari modest, ndërsa kuqezinjtë tanë nuk arritën dot të asnjë moment për të vendosur në vështirësi Lituaninë. Megjithatë e ardhmja është shpresëdhënëse duke parë rezultatet e Shqipërisë U-21 që drejtohet nga Bushi. Kreu i FSHF-së ka pasur vlerësime të larta për Shpresat sipas asaj që raporton “Supersport”.

“Të dyja ishin ndeshje të vështira, por ekipi U21 luajti edhe pse ishte në disavantazh. Kishte besim dhe ta kthesh ndeshjen është vërtet karakter. Kështu që U21 është në udhën e mbarë, me lojën e bërë në Austri edhe këtu”, tha fillimisht Duka.

Ndërkohë vëmendja i tërhiqet Kombëtares A për mënyrën sesi e përgatiti ndeshjen me Lituaninë, me pak mendjemadhësi pas asaj fitore ndaj Bjellorusisë, duke e marrë shumë lehtë kundërshtarin modest. Duka është shprehur se nuk duhet që në fushë të hysh si gjeneral, pasi përfundimi është i hidhur.

“Ndërsa ekipi i parë zhgënjeu jo vetëm me rezultat, por nuk dha gjë në fushë. Nuk mendoj që ishte vetëm lodhja, që padyshim ndikoi, por përqendrimi për të vlerësuar çdo lloj kundërshtari, domethënë për t’u kthyer me këmbë në tokë dhe për ta fituar ndeshjen në fushë. Por që të jesh skuadër e madhe duhet të kesh përqendrimin e duhur. Pikërisht për këtë ne nuk jemi skuadër e madhe. Duhet të përqendrohemi maksimalisht, të japim mbi 100 për qind që të bëjmë rezultat. Nëse hymë në fushë si gjeneralë, patjetër që do të dalim të turpëruar”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online