Kalendari i ngjeshur dhe Kukësi, një arsye më tepër që Wolfsburgu nuk donte të udhëtonte

Rënia e pandemisë ka ngjeshur së tepërmi kalendarin në futbollin europian. Madje situata ka mbërritur deri aty aqsa siç u raportua nga gazeta e përditshme në Shqipëri, Wolfsburgu i ofroi 400 mijë euro Kukësit për ta zhvendosur ndeshjen e tyre të Europës nga vendi ynë në Gjermani. Por kjo nuk është lejuar nga UEFA dhe plani ka dështuar.

Pikësëpari ekipi gjerman kishte problemin e frikës mbi sigurinë që do të ketë nga pandemia në Shqipëri, ku në rast infektimesh do të prishen të gjitha planet e saj për fillimin e kampionatit në Bundesligë. Për më tepër edhe kalendari i ngjeshur është një tjetër arsye që kërkohej të mos udhëtohej drejt Shqipërisë.

Në datën 12 shtator Wolfsburgu do të ndeshet në transfertë ndaj Furstenwaldes për Kupë, ndërsa në 17 shtator e pret takimi me Kukësin. Vetëm tre ditë më vonë do të vijë edhe përballja e parë në Bundesligë ndaj Leverkusenit, për të nisur kështu një maratonë për të cilën edhe futbollistët nuk janë të përgatitur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online