Po hyn në vitet e fundit të karrierës, Mavraj zbulon ëndrrën: Dua ta mbyll në kampionatin e Kosovës

Mërgim Mavraj ishte për shumë vite një nga lojtarët më të rëndësishëm Kombëtares së Shqipërisë. Qendërmbrojtësi gjithashtu aktivizohej për disa sezone me radhë në Bundesligën e Gjermanisë, megjithatë në moshën 34-vjeçare lojtari nga Istogu i Kosovës është duke shkuar drejt fundit të karrierës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Mavraj u shpreh se do dëshironte ta mbyllte karrierën në Superligën e Kosovës.

“Normalisht që është më mirë ta mbyllësh në Bundesligën 1 sesa në të dytën. Por ëndrra ime është që ta mbyll në kampionatin kosovar. Besoj që pavarësisht se ku do ta përfundojë sezonin Greuther Fürth vitin e ardhshëm apo më saktë vitet e ardhshme, duke qenë se nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën tani, dua ta përfundoj në Kosovë. E kam ëndërr”, ka thënë Mavraj./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online