Kur sporti vjen në ndihmë për pandeminë, “Kamp Nou“ në të njëjtën rrugë si “Air Albania“

Virusi Covid-19 po vijon të përhapet me ritme të shpejta, duke bërë që shumë shtete të zgjedhin karantinën si mënyrën për parandalimin e shpërndarjes së tij. Megjithatë vaksina për ta luftuar këtë virus fatkeq është prodhuar, ndërsa për injektimin e saj në popullatë nevojiten hapësira të mëdha.

Për këtë arsye në ndihmë vjen sporti. Stadiumi “Air Albania“ u kthye në një qendër vaksinimi në muajin janar në Shqipëri, ndërsa në të njëjtën rrugë është edhe mitiku “Kamp Nou”. Sekretari i Shëndetit Publik të Katalunjës, Josep Maria Argimon, është shprehur për “Radio Katalunja” se janë bërë kontaktet e para me Barcelonën për të dhënë miratimin e përdorimit të ambienteve të stadiumit të klubit për vaksinimin e popullsisë. Një motiv shtesë për zgjedhjen e “Kamp Nout” është edhe emri i tij, duke besuar se do të ndikojë që njerëzit të binden prej tij për tu vaksinuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online