Rei Manaj po vazhdon që të jetë pjesë e Barcelonës. Pavarësisht se është folur shumë për largimin e sulmuesit shqiptar, duket se plani ka ndryshuar te katalanasit. Koeman ka kërkuar një tjetër përforcim në sulm, por drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë se merkato hyrëse është mbyllur.
Në këtë mënyrë edhe Koeman do ta mendojë më mirë shitjen e Manajt. Aguero ka probleme të vjetëra me historinë e dëmtimeve të shpeshta, ndërsa Depay dhe Braithëate ngelen si dy alternativat e vetme. Nëpërmjet një njoftimi në “Instagram”, Rei Manaj shkruan se po fillon një javë e rëndësishme, për ta konsideruar veten si pjesë e projektit të Barcelonës. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram