Po e ul nivelin në ndeshjet e fundit/ Trajneri i Southampton gati t’i japi “shkundjen” Armando Brojës, pritet nga stoli nesër në Premier League

Tashmë nuk është më surprizë, por Armando Broja është kthyer në realitet të ri në Premier League. Sulmuesi shqiptar e dëshmoi veten ndaj ekipeve më të forta të Europës se çfarë është i aftë të bëj.

Madje në një moment kur kalendari i rezervoi tre kundërshtarë radhazi si Manchester City, Totenham dhe Manchester United, në të tre ndeshje u shpall lojtari më i mirë te Southampton. Kjo tregoi se Broja ishte gati për t’u përballur ndaj mbrojtësave më të mirë dhe mund t’i kalonte ata pa pasur kurrëfarë problemi, madje duke mos llogaritur asnjë ngjeshjen e kalendarit.

Por në dy takimet e fundit ndaj Aston Vilës dhe Neëcastle, sulmuesi i Shqipërisë nuk dukej i motivuar mjaftueshëm. Sidomos në sfidën e fundit ishte tërësisht jashtë loje duke mos tentuar asnjë driblim nga ato të zakonshmet e tij. Një mungesë dëshire që pritet të ndëshkohet në ditën e nesërme.

Sipas asaj që raporton “Hampshire”, Broja pritet që ta nisi nga stoli kundër Ëatford në takimin e Premier League që do të nisi në orën 15:00. Vendin e tij do ta marrë Adam Armstrong që i aktivizuar në vendin e Armandos ndaj Neëcastle ishte më energjik. Një shkundje kjo që i shërben Brojës për t’u mos relaksuar lehtë, por gjithçka pritet të vërtetohet në formacionin zyrtar, pasi në të mundshmin gjendet në stol. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online