Opinion/ “Nuk kam humbur kurrë, por jam përballur me masak.ra futbolli”! Shpjegimet e Brdariç të afrojnë Lulëzim Bashën, nga luksi i Xhaferit te deliri i madhështisë

Nga Klaudio Ndreca

“Nuk kam humbur kurrë, por gjithmonë jam përballur me masakr.a futbolli”. Shprehja e Lulëzim Bashës është kthyer në hitin e momentit dhe nëse e fusim në Superiore, padyshim që do t’i rrinte përshtat Thomas Brdariç, pa qenë shumë larg edhe Longo.

Menjëherë pas humbjes ndaj Tiranës në shifrat 1-2, gjermani nisi që të shpjegonte arsyet. Si gjithmonë, fjalët e tij janë të parashikueshme dhe përsëritëse. “Do të punojmë dhe analizojmë gabimet tona, por meritonim më shumë”.

Nga krahu tjetër është kthyer thuajse në të zakontë që Vllaznia ta nisi ndeshjen me vrullin e madh, të shënojë gol e para dhe të krijojë përshtypjen se do të marrë fitore spektakolare, por që më pas “fiket” papritur dhe barazohet ose përmbyset nga kundërshtari.

Por kjo analizë u takon specialistëve për ta bërë dhe për ta kuptuar më qartë, ajo që ne shohim, është që situata është po e njëjta. Më e rëndësishmja qëndron në faktin se Brdariç nuk e ka pranuar kurrë një humbje dhe të marrë përgjegjësinë mbi shpatulla: “Po, humba, gabimi im”.

Nuk flitet për ndeshjen kundër Tiranës pasi dukshëm bardheblutë janë më cilësorë, por në të gjitha takimet e tjera, faji shkon në tre drejtime: “Arbitri na vodhi, klubi na ka lënë pa fushë stërvitore dhe ne jemi heronj që kemi arritur deri këtu, na mungoi fati dhe kishim shumë mungesa”.

Tanimë është shtuar edhe një alternativë e katërt, por që sërish nuk lidhet me përgjegjësinë mbi vete: “Fusha ishte shumë e keqe dhe nuk na la të luanim futboll tërheqës”. Por a thua se Tirana luajti në fushë tjetër? E nëse terreni ishte i keq, Tirana nuk është një ekip mbijetese që u mbrojt gjithë kohën dhe përfitoi nga kjo situatë. Për më tepër në një terren të keq dhe ndryshe nga e zakonshmja, ai që duhet të përfitojë është “i zoti i shtëpisë” që e njeh edhe “gungën” e fushës si t’i kthehet në favor ndaj rivalit.

Madje në nisjen e vitit 2021 kur Partizani u ndal në barazimin 0-0 ndaj Vllaznisë, Tedi Cara ishte gati të festonte golin e fitores pasi Zogovic u kalua, por ishte balta ndaloi topin që të kalonte vijën. Por në atë kohë, terreni i pamundur për të luajtur ishte i mirë, i shërbeu.

Megjithëse është i ri në qytet, Brdariç duhet të kuptojë se me ardhjen e Alban Xhaferit në krye të ekipit, pavarësisht ankesave të tij të panumërta, ka luksin më të madh që kanë pasur trajnerët e tjerë të Vllaznisë në gjithë këto vite.

Nëse humbjen dëshirojë që t’ia faturojë arbitrave dhe drejtuesve për mungesën e kushteve stërvitore apo stadiumit, atëherë Brdariç është i ndaluar që suksesin ta privatizojë, ndryshe nga çfarë bën realisht. Deklaratat në mediat gjermane ishin tregues i qartë se vuhej nga deliri i madhështisë.

Për më tepër mungesa e respektit e dukshme ndaj gazetarëve shkodranë, teksa braktisi konferencën pas një pyetje, tregoi qartë se Brdariç e ka të pamundur që të krijojë një urë komunikimi me njerëz që mendojnë ndryshe nga ai.

Askush nuk po kërkon një fitore ndaj Tiranës kryesuese apo mrekulli të tjera, por tifozët shkodranë kanë gjithë të drejtën e tyre për të pritur qoftë edhe në një ndeshje të vetme të sezonit, pranimin e fajit pa i futur shtojca të tjera. Të paktën në këtë mënyrë mund të kuptohet dhe ndahet se kur gabon arbitri, fusha, era kundër, për t’u mos kthyer në një luf.të me vetë mullinjtë e erës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online