“Po e ngremë Saburtalon lart sikur ishte Reali i Madridit“, Dede analizon të kuqtë: Partizani kishte shumë fat

Nevil Dede ka folur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ për eliminimin e Partizanit nga Liga e Konferencës. Trajneri i Dinamos është i mendimit se të kuqtë kishin shumë fat në ndeshjen e parë, ndërsa Mehmeti e kishte përgatitur ndeshjen vetëm me kundërsulme. Sipas tij, niveli i Saburtalos është fryrë së tepërmi, por problemi qendron te mënyra se si iu qas lojës ekipi kryeqytetas.

“Po e ngremë Saburtalon lart, sikur ishte Real Madridi. Të analizojmë atë që bëri Partizani. Mehmeti e ka përsëritur disa herë që në merkato mund të gabohet dhe unë e pranoj këtë, por të luajë dikush keq nga ata që ke marrë në merkato, kjo është e patolerueshme. Klubet shqiptare duhet ta kuptojnë, që në Europë duhet pragmatizëm maksimal. Duhen paratë. Duhet të arkëtohen paratë. Ne përgatitemi gabim.

Niveli i kampionatit shqiptar, tregoi se nuk është i duhuri për në Europë. Mehmeti kishte ndërtuar vetëm strategjinë e kundërsulmin. Kundërshtari nuk ishte i mirë në finalizim. Kjo tregon që nuk ka ardhur Real Madridi, por ne i kemi falur atij. Ne rrimë presim në mbrojtje. Unë pas ndeshjes së parë e thashë, që Partizani kishte shumë fat dhe ashtu ishte. Partizani nuk duhet të shkonte deri te penalltitë, se nuk mund të ketë gjithmonë fatin me vete”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online