“Nuk kemi koncept për fitore, nuk parkohet autobusi para porte“, Tahiri kritikon Partizanin: Ndiqnin rivalin me sy

Ermal Tahiri ka lëshuar kritika në drejtim të Partizanit. Eliminimi i të kuqve nga Saburtalo në turin e parë të Ligës së Konferencës la një shije të hidhur pë të gjithë opinionin sportiv, ndërsa Tahiri ia vë fajin mënyrës së të luajturit të kryeqytetasve. Ish-futbollisti ka thënë në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se fitoret nuk arrihen duke “parkuar autobusin“ përpara porte dhe duke ndjekur rivalin me sy teksa qarkullon topin.

“Si në ndeshjen e parë dhe në atë të dytën, të dy lojtarët e krahut, nuk e kaluan mesin e fushës. Një ekip që do të fitojë dhe të jetë në Europë, duhet me patjetër të sulmojë, nuk mund të luash gjithë kohën në mbrojtje. I dhanë shenjat që në ndeshjen e parë gjeorgjianët që dinë të luajnë futboll dhe të qarkullojnë topin. Lojtarët e Partizanit e ndiqnin kundërshtarin me sy dhe mundoheshin t’i markonin.

Nuk pashë qarkullim topi te Partizani. Luanin vetëm me topin e gjatë. Nuk qenë asnjëherë të rrezikshëm për të vendosur në vështirësi kundërshtarin. Kjo tregon se nuk kemi koncept për fitore. Më tej u kualifikua ekipi më i mirë dhe që e meritoi. Taktikisht nuk mund të luash në mbrojtje, siç bëri Partizani, duke vendosur autobusin para porte. Mbrojtësit nuk e kaluan mesfushën”, është shprehur Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online