Igli Tare është duke u gjykuar së tepërmi nga tifozët për blerjen e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar rezultoi si dështim në këtë sezon duke mos e ndihmuar aspak ekipin kryeqytetas. Madje edhe në përballjen kundër Parmës do të humbte disa raste të pabesueshme para portës. E kur kritikat janë të shumta në Itali, gazetari Luigi Salomone i ka dalë në mbrojtje drejtorit sportiv.
“Derbi nuk ndryshon klasifikimin, por mbetet derbi. Shumica e lojtarëve i gabuan të gjitha ndaj Parmës. Kam lexuar gjykime të këqija për Muriqin. Kaloi sezon të keq, nuk është fenomen, por nuk bujare që ta kritikonim edhe më shumë. Më erdhi keq që kam lexuar aq shumë gjykime negative për Muriqin dhe Taren. Tare e bleu Imobilen që shënoi 150 gola për Lacion me 9 milionë euro. Epo do të ishte e saktë që të flasim për gjithçka. Muriqi nuk po ambientohet dot me ekipin. Është një blerje që nuk na ndihmoi, për fat të mirë mbeti Caicedo që solli shumë pikë”, u shpreh gazetari italian. /Sport Ekspres/