Rama bind “Bubën” të vishet i kuq, sulmuesi shqiptar ka nënshkruar kontratën me Partizanin

Partizani ka studiuar me kujdes tregun e lojtarëve këtë muaj për ti ofruar trajnerit Daja sa më shumë cilësi në grup. Ferhan Hasani është një nga emrat më të lakuar këtë merkato dimërore, teksa pas dështimit të firmës me Tiranën, duket se ka gjetur akordin për të kaluar në anën e kuqe të kryeqytetit.

Olsi Rama pati një takim prej dy orësh me sulmuesin dhe në fund është gjetur edhe gjuha e përbashkët. Sipas asaj që bën me dije “Infosport.mk”, e vetmja gjë që mbetet është zyrtarizimi nga palët, pasi “Buba” ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë më Partizanin, duke përfituar një pagë mjaft të lartë për futbollin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online