“Po çfarë do Kobina në Shqipëri?”! Egbo i impresionuar, flet edhe për Muçin: Ashtu si mua…

Emanuel Egbo, shumë është folur për këtë trajner në këtë sezon të Superiores. Por nëse të tjerët merren me detaje kur Tirana ka fituar titullin pas shumë vitesh mungese, edhe për vetë trajnerin kjo është një qetësi shpirtërore, pasi është tregues për suksesin e arritur.

Në momentin që do t’i jepeshin frenat për të drejtuar bardheblutë ishin duke lënguar në renditje, madje duke pasur më afër vendet e fundit sesa ato të kreut. Për më tepër që është një histori më vete sesi Egbo merr rolin e heroit nga trajneri i portierëve në trajnerin e parë kampion.

Në fund rezultati është i gjithi vetëm për t’u duartrokitur. Tirana fiton titullin e Superiores dhe prek finalen e Kupës së Shqipërisë. Një përfundim i tillë do të firmosej pa u menduar dy herë nga të gjithë tifozët bardheblu nëse do të jepej përpara nisjes së kampionatit. Në një rrëfim të rrallë për “Supersport” me gazetarin Gjergj Stefa, Egbo ka treguar gjithçka, për ta nisur që në momentin kur hedh këmbët e para në territorin shqiptar.

“Nuk kisha dëgjuar më para për Shqipërinë kur erdha këtu. Kam dëgjuar më tepër Shqipëri-Kosovë gjatë luftës që ishte asokohe. Ma shpjeguan se ishte një vend në zhvillim e sipër. Kur erdha në këtë vend e humba edhe Kombëtaren e Nigerisë për shkak se ishte një kampionat më i dobët. Halilin e kam njohur kur kam ardhur prapë këtu në vitin 2014.

Bylisi? Në 2007 erdha me vonesë për shkak të problemeve që kisha me vizën në Egjipt. Ma ka sygjeruar një shok që të shkoja në Ballsh dhe kam ngelur i kënaqur nga ajo periudhë. Në momentin që kam qenë në Ballsh ka qenë një nga momentet më të mira si futbollist dhe si trajner. Ka pasur diku te 12 lojtarë afrikanë që kanë ardhur në Shqipëri. Shkoja vetë në Nigeri dhe i shihja futbollistët, pastaj i thoja Kapllanajt për ato elementet më të mira.

Sa i përket lojtarëve afrikanë që kanë ardhur te Tirana, secili prej tyre kanë treguar vlerat e tyre. Kur del një ekip kampion, ata që kanë dalë kampion kanë dhënë maksimumin dhe kanë dhënë më shumë. Pra Kobina, Ngo, Sidibe dhe futbollistët e tjerë. E kam drejtuar Tiranën në 3 ndeshje përpara disa vitesh, kur ka ikur Magani në vitin 2015 gjithashtu. Përpara se të vinte Mema gjithashtu në ekip ma kanë propozuar, por nuk e kam marrë. Jam tip që nuk kam frikë asnjëherë në jetën time. Thjesht doja që ta merrja në kohën e duhur dhe ta dërgoja deri në fund.

Unë falënderoj njëherë Arbi Laçin që ka pasur besim te mua gjatë gjithë kohës. Kur unë nuk pranoja, ai më thoshte që drejtoje për të paktën 3 ndeshje. Kisha edhe probleme shëndetsore, stres në punë dhe që do të ndikonin në ekip. Nuk e kam pranuar propozimin e parë dhe pastaj erdhi ai nënshkrimi im. Derbi i parë i fituar me Partizanin? Na u tha nga presidenti që ky ishte treni i fundit që do të na shpëtonte sezonin, se do të na faleshin të gjitha gabimet. Ndërkohë unë i thashë djemëve që kjo është shtëpia jonë dhe këtu duhet të fitojmë.

Zoti? Shikoni, nuk e bëj për të mos shpërndarë meritat që gjithçka ia dedikoj atij në sukses. Unë madje nuk kam përmendur as emrin tim. Kam përjetuar shumë eksperienca gjatë jetës si prova që Zoti ekziston. Jam shumë besimtar, por jo deri në ekstrem. E kam thënë që kur erdha që është profetcia që Tirana shpallet kampion. A nuk besonin trajnerët e tjerë të Tiranës te Zoti? Nuk e di se te kush Zot besonin ata dhe nëse e bënin si mua. Zoti im është ai i punës dhe që të mos i bëjmë keq njëri-tjetrit.

Sa i përket marrëdhënies me Halilin, unë kam marrë vetëm sygjerime prej tij, por kam vendosur gjithmonë vetë. Për mua nuk ka qenë kurrë e vështirë që të kem në ekip djalin e presidentit. E njoh që te U-17 Grentin. Që kur mora ekipin i thashë djemëve: “Kur gjërat bëhen pastër, pa intriga, arrijmë lartë”. Pra që të kuptohet nga djali i presidentit, presidenti e të gjithë. Edhe lojtarët që nuk aktivizohen e shohin kur trajneri bën punën dhe ekipi fiton, atëherë duhet të vazhdohet në këtë mënyrë pasi nuk ka njeri aty që nuk do që Tirana të shpallet kampion.

Aktivizimi i pakët i Muçit është njësoj si puna ime, që vjen në kohën dhe vendin e duhur. Shiheni, sa herë që e kemi aktivizuar, atëherë ka shënuar. Penalltitë ia besojmë pasi që te moshat ka ditur që t’i gjuajtë saktë dhe është shumë inteligjent. Herë pas here shoh Kobinën dhe them: “Çfarë do ky lloj lojtari në Shqipëri?”. Prandaj kërkojë që ai të shpalosë sa më tepër nga aftësitë e tij. Unë te Tirana kërkon të punojë vetëm me ata njerëz që kam besim te plotë.

Kur e mora ekipin e Tiranës nuk kishte një trajner portierësh të lirë që ta merrja dhe të kisha besim të plotë. Prandaj prita deri në fundin e sezonit dhe tani do të vendosim.  Ato fjalët e mia për racizmin janë keqpërdorur për interesa personale. Do të ishte hiprokrizi nga ana ime, pasi nëse do të kishte racizëm këtu nuk do të kisha nënshtetësi shqiptare, nuk do të isha trajner i Tiranës. Një banane e hedhur ndodh në çdo shtet dhe 1% nuk përfaqëson gjithë shqiptarët,

E ardhmja dhe Halili nuk e ka me qejf rinovimin tim? Shikoni, ka gjëra që nuk i dini pasi nuk jeni brenda familjes sonë. Përderisa më është rritur rroga, atëherë e ka një propozim për vazhdimësinë së bashku. (qesh) Ëndrra më e madhe e një nate vere për mua është Tirana në grupet e “Champions League”. Nuk e ka bërë askush nga ekipet shqiptare”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online