“Ne jemi pa njollë të zezë, jo si ca të tjerë”! Gjici flet tërthorazi: Shkurtaj? Punoi gjithë ekipi, për ato gola që bëri

Kukësi nuk ia doli dot që të arrinte objektivin e titullit kampion në këtë sezon, e tashmë sytë i ka hedhur nga kualifikuese te Europa League që janë pranë. Për të folur më tepër rreth këtij sezoni dhe synimeve për të ardhmen të verilindorëve, ka folur vetë presidenti Gjici. I ftuar në “Sport News Plus”, presidenti i nderit i Kukësit krenohet me atë çfarë klubi i tij ka dhënë në futbollin shqiptar dhe në Kupat e Europës përgjatë këtyre viteve. Madje nuk nguron as të “thumbojë” Skënderbeun, teksa thekson se nuk e kanë një njollë të zezë nga Europa.

Më tej ka shfaqur edhe rezerva për sulmuesin Vasil Shkurtaj, që u largua pak ditë më parë nga verilindorët. Pavarësisht se u rendit i dyti në listën e golashënuesëve, Gjici i vesh lojtarit përgjegjësi në mos fitimin e titullit kampion, teksa thekson se gjithë ekipi ka luajtur për të, ndërsa në anën tjetër Shkurtaj nuk ka dhënë maksimumin.

“Kukësi është një klub që konkuron çdo vit për titull kampion, nuk është një klub që do të mijetojë në Superligë. Ju e dini që është viti i 9 që Kukësi nuk e njeh ndonjëherë të largohet nga Europa. Është çdo vit pjesëmarrës në Europë. Ka marrë trofe, por edhe në Europë konkuron denjësisht. Nuk ka asnjë njollë të zezë deri më sot. Klubi duhet të përgatitet për ndeshjet tona në Europa League, sepse aty jemi. Kështu u nda kjo punë për sivejt. Në fakt edhe unë ngaqë jam president nderi se po të isha president me kohë të plotë do të ishim ne kampionë tani. Por unë jam president nderi tani dhe e kam pak të vështirë të merrem përditë me klubin. Objektiv kryesor kemi titullin kampion dhe besoj se nuk kemi dalë keq. Çdo vit jemi në Europë, kalojmë ture në Europë. Nuk kemi asnjë shenjë të zezë nga Europa. Kjo është shumë e rëndësishme ta theksoj, ndryshe nga të tjerët.

Largimi i yjeve? Tani, yje nuk po i quaj. Për Shkurtajn në fakt nuk kam ndonjë merak. Nëse ka një lojtar që mund të ketë edhe ai përgjegjësinë e vetë që Kukësi nuk doli kampion është edhe Shkurtaj. Kurse Abazaj padiskutim që është lojtar i mirë, cilësor, por e ka kartoni Anderlekti. Ata e çojë ku të duan, e shesin ku të duan. Për Shkurtajn i ectë mbarë në rrugën që do të shkojë. Ne e blemë shtrenjtë në fakt, prisnim shumë prej tij. I gjithë ekipi i Kukësit punoi për Shkurtajn në fakt. Bëri ato gola që bëri, por normalisht nuk e tërhoqi ekipin ta nxirrte kampion. E kam thënë dhe e them përherë, jo se ka ikur, po nuk jam shumë i kënaqur me Shkurtajn, sepse e kam parë në fushën e lojës që nuk ka dhënë maksimumin”, ka deklaruar Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online