Po bën mrekullinë me Gironan në La Liga! Kërkon të fitojë titullin kundër Realit dhe Barcelonës, trajneri refuzon ofertat nga Newcastle dhe Lyon

Tifozët e futbollit në mbarë botën po e ndjekin me vëmendje La Liga-n, falë Gironas së “vogël”, e cila së fundmi mundi Barcelonën dhe mbrëmë ia doli kundër Atletico Madrid 4-3, duke mbajtur hapin e Realit kryesues. Historia e Gironas është mbresëlënëse, ata kanë luajtur futboll të klasit të lartë që në fillim dhe janë vazhdimisht në krye të tabelës. Shumë kujtohen për Leicesterin, i cili fitoi titullin në mënyrë sensacionale në Angli, por pyetja është nëse Girona do të përsëris suksesin kundër ekipeve si Reali dhe Barcelona.

Megjithatë, kualifikimi në Champions League do t’i kënaqë të gjithë në klub dhe trajneri i tyre, Michel, tashmë është bërë shumë i kërkuar në tregun botëror të futbollit. Mundo Deportivo shkruan se Michel ka marrë një ofertë nga Franca nga Lyon, por e ka refuzuar atë kategorikisht. Përveç Lionit, Newcastle dëshiron që Michel të zëvendësojë Eddie Howe si trajner, por trajneri i Gironas është i vendosur të qëndrojë në Girona të paktën deri në fund të sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online