“Po bëjmë gabim me Kroacinë, nuk është e plakur siç mendojmë ne”! Prenga: Kemi të njëjtën moshë mesatare, Shqipëria duhet të fitojë me Italinë

Besnik Prenga ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmesën e lojtarëve shqiptarë, të prodhuar në tokën tonë. Lokomotiva e Zagrebit është kthyer prej vitesh në një Kombëtare të dytë për shqiptarët dhe kjo edhe falë punës së Besnik Prengës. Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë”, Prenga ka treguar sesi është pritur ky short në Kroaci dhe njëkohësisht, se çfarë e pret Shqipërinë nga përballja me kroatët. (Emisionin e plotë të “Koha Shtesë” mund ta ndiqni më poshtë)

“Nëse Europiani do të zhvillohej në dhjetor, Shqipëria do të kishte më shumë shanse të kualifikohej nga grupet se Kroacia. Por deri në qershor, Kroacia do të bëhet prapë një ekip i fortë, duke parë edhe lojtarët se ku janë pjesë, në skuadrat më të mira në Europë. Kroacia mbetet Kroaci, nuk ka lënë gjurmë në Europian sa në Botëror, por është shumë rival i fortë. Nuk di të them se shanse mund të kemi për t’u kualifikuar. Në grupin tonë na ranë 3 rivalët më të fortë, nga 10 ekipet më të forta të Europës, 3 i kemi ne.
I kam parë mediat shqiptare dhe bëjnë një gabim. Thuhet se Kroacia është e plakur, por në realitet, përveç Luka Modric, mosha mesatare e Kroacisë është njësoj sa ajo e Shqipërisë. Nuk duhet të kemi shpresa te plakja e Kroacisë. Për mua ndeshja vendimtare e Shqipërisë do të jetë me Italinë dhe duhet me patjetër që të fitojmë kundër Italisë, aty janë shanset më të mëdha për të fituar”, tha Prenga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online