Po afrojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve/ Java jo e mirë e sulmuesve të Shqipërisë, vetëm Rei Manaj tërheq vëmendje

Teksa po afrohen gjithmonë e më tepër ndeshjet e Ligës së Kombeve, kjo javë për sulmuesit shqiptar ishte për t’u harruar.

Myrto Uzuni kishte disa probleme shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mund të luante nga minuta e parë ndaj Atletiko Madrid, duke u aktivizuar nga stoli. Sokol Cikalleshi e nisi nga pankina gjithashtu, ndërsa fare pak minuta kishte edhe për Armando Brojën te Southampton.

Vrioni nuk mund të luante në përballjen e Tirol për shkakun e kartonëve të verdhë, ndërsa i vetmi që shpëton nga legjionarët ishte Rei Manaj që dhuroi super performancë ndaj Torinos, duke u komplimentuar edhe nga trajneri kundërshtar, Juric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *