Plotësohet mozaiku i makinerisë së golave/ Lewandowsk-i i ka shënuar të gjitha skuadrave të Bundesligës

 

Robert Lewandosvki është padyshim një nga sulmuesit pykë më të mirë jo vetëm në Bundesligë, por në të gjithë arenën europiane. Për këtë arsye, Reali Madridit ka qenë gati çdo vit i interesuar për të marë shërbimet e lojtarit, por mesa duket polaku ka vendosur të jetë besnik ndaj bavarezëve.

Pas vendosjes së një rekordi të çmendur, kur shënoi 5 gola për 9 minuta, ditën e sotme Levandowski me golin ndaj rivalëve të Dusseldorf, është lojtari i vetëm që i ka shënuar të 18 ekipeve të Bundesligës gjermane. Këto dy rekorde duken në letër shumë të vështira për t’u thyer brenda një kohe të shkurtër, që e bejnë lojtarin të ndihet mjaft krenar për arritjet individuale.

Gjithashtu Lewandosvki ditën e djeshne ka thyer “mallkimin” ndaj ekipit të Dusseldorf, pasi më herët sulmuesi kishte tentuar 25 herë portën por pa arritur të dërgojë topin drejt rrjetës. Këtë sezon “Lewa” ka shënuar 29 gola, 3 më shumë se ndjekësi më i afërt, Timo Werner. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online