“Ndihesha shumë i këputur, nuk kisha as shije kur haja”, trajneri i Atalantës tregon kohën kur u infektua me COVID-19

Efekti i COVID-19 u ndie në mbarë globin, ku përveç humbjeve të mëdha në njerëz, u dëmtua dhe ekonomia e pothuajse të gjitha shteteve. Të shumtë ishin edhe personat e infektuar në arenën futbollistike, teksa shumë lojtarë dhe trajnerë kanë pranuar që janë prekur nga COVID-19.

Edhe trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, nuk ia ka dalë të mos infektohet me Koronavirus, nga i cili u prek në muajin mars. Vetë italiani ka treguar eksperiencën e vështirë gjatë kohës që ishte pozitiv me virusin pandemik. Për një intervistë të dhënë për gazetën “Gazzeta Dello Sport”, trajneri ka deklaruar se ishte shumë i frikësuar, pasi ndihej shumë i lodhur ndonëse nuk kishte temperaturë të lartë.

“Isha shumë i frikësuar. Ditën që u sëmura nuk mund të flija dot, kisha temperature shumë të lartë. Bëra testin dhe dola pozitiv. Nuk kisha shije kur haja, më dukej sikur haja çdo gjë kot. E ndieja veten te këputur. Edhe pse e kam kaluar njëherë, kjo nuk do te thotë qe nuk mund të prekem prapë. Nuk ka asgjë te sigurtë.” – u shpreh tekniku i Atalantës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online