Plot 13 vite pa fitore, Tomori do të thyej tersin në Rrogozhinë

Skuadra e Tomorit ka zhvilluar pasditen e sotme dhe seancën e fundit stërvitore para ndeshje së nesërme në Rrogozhinë. Skuadra e teknikut Bledar Devolli është gati për sfidën me Egnatian. Takim ky i vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje është konsideruar si mjaft delikate nga ana e opinionit sportiv në Berat, megjithatë lojtarët janë besimplotë se do të kthehen nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv.

Është ish-sulmuesi i Egnatias, nigerian Ogbodike, i cili beson se dhe një barazim në Rrogozhinë është një rezultat pozitiv: “Egnatia është një skuadër që ka në përbërje futbollistë profesionistë dhe të një niveli të lartë. Por unë mendoj se për Tomorin ka shumë rëndësi që të mos dalim pa pikë nga kjo transfertë, kështu që dhe një barazim besoj se do të ishte shumë pozitiv për skuadrën tonë dhe objektivat që kemi në kampionat, pasi mendoj se transferta është vërtetë delikate, por aspak e pamundur për të dalë me një fitore, gjithnjë po qe se do të interpretojmë saktësisht detyrat e teknikut Devolli”, ka përfunduar sulmuesi nigerian i Tomorit.

Tomori nuk ka mundur që të marrë një fitore në transfertë me Egnatian që 13 vite dhe në këtë përballje kërkon që ta thyejë këtë ters që po e ndjek.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online