Plori: Me Tiranën është takim i veçantë, shpresoj të triumfojmë ne

Elvis Plori dhe Kastrioti i tij kanë një ndeshje mjaft të vështirë nesër në shtëpi ndaj Tiranës. Krutanët u mundën thellë 4-0 në transfertë vlonjate me Flamurtarin dhe duan që të reagojnë ndaj një kundërshtari që po ashtu nuk është se ka bërë dhe aq mirë në këtë nisje të kampionatit.

Trajneri Elvis Plori beson se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv ndaj Tiranës, e cila ka vetëm 1 pikë më shumë se ata. Treguesi më i qartë është barazimi me Laçin dhe timonieri shkodran është optimist për këtë gjë, por njëkohësisht dhe i vetëdijshëm se do të jetë një sfidë mjaft e fortë. Plori veçon faktin se të dyja skuadrat vijnë nga një Kategori më poshtë, por dhe se të dyja ekipet duan pikë me çdo kusht.

“Ndeshja me Tiranën është e radhës dhe duhet ta vlerësojmë si të gjitha sfidat e tjera, por është një takim i veçantë për faktin se të dyja këto ekipe kanë ardhur nga Kategoria e Parë. Si ne ashtu dhe Tiranës nuk është se i kanë shkuar gjërat mirë në këtë fillim kampionati dhe diferenca është vetëm 1 pikë”.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi të dyja skuadrat duna që të marrin pikë në fillim të kampionatit. E shoh një ndeshje të vështirë si për ne ashtu dhe për ata. Në takimin e fundit në shtëpi kemi treguar se jemi një skuadër që në mundemi të luajmë dhe shpresoj që t’i përgjigjemi dhe të dalim triumfues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online