Plori, i sinqertë: Më kënaq edhe një pikë

Elvis Plori i është gëzuar tre pikëve me Luftëtarin, ndërkohë që tani me Skënderbeun edhe me një pikë ai është “OK”. Gjithsesi ai tregon se gjendja në skuadrën e tij është e mirë, pasi nisja e kampionatit me fitore normalisht i ka rritur në aspektin moral.

“Të gjitha janë të forta, po t’i shikosh në letër nuk ka ndeshje të lehta. Megjithatë ne jemi pak më të qetë, jo si në fillimin e kampionatit. Them se nuk do ta kemi atë stres që kemi pasur para ndeshjes së parë, sidomos në minutat e para. Jemi më entuziastë, pasi kemi marrë një trepikësh. E shikoj edhe te lojtarët gjendjen më të mirë nga ana psikologjike, ndaj shpresoj të nxjerrim më të mirën nga kjo ndeshje”, ka thënë Plori në “Supersport”.

Më pas shkodrani thekson se një pikë i kënaq krutanët: “Unë duhet të jem shumë i kënaqur edhe me një pikë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, edhe Skënderbeu e nisi me fitore. Pavarësisht largimeve ata e kanë boshtin e skuadrës, kanë një ekip të mbushur me talente. Normalisht do të isha i kënaqur me barazim. Me rëndësi është që ekipi të luajë si ndeshjen e parë”.

Në fund, në lidhje me pikat ku Kastrioti duhet të jetë më mirë, Plori thotë: “Duhet të kemi më tepër lojtarë në krah. Na duhet edhe një sulmues që përshtatet me lojën e ekipit. Nuk dua një ekip shumë sulmues, por me ekuilibër. Objektivi është të qëndrojmë në Superiore dhe ky objektiv nuk ndryshon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online