“Play off“-i nuk është veç një ëndërr për Ilir Dajën, mund të shkruajë historinë me Ballkanin

Sot në orën 14:00 është hedhur shorti për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Skuadrat shqiptare kanë mësuar se cilët emra do të kenë përballë në fillim të muajit gusht. “Play off”-i tani nuk është thjesht një ëndërr për Ilir Dajën, i cili ka mundësi të shkruajë historinë me klubin e Ballkanit.

Pasi i dhuroi titullin e parë kampion dhe pjesëmarrjen e parë në Europë, tashmë ka shansin t’i dërgojë vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës. Në turin e dytë suharekasit do të ndeshen me La Fioritën e San Marinos, një rival ky me të cilin Ballkani ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar.

Më tej, në turin e tretë, golat i kanë vënë përballë fituesin e çiftit Sutjeska-KI Klasksvijk. Të parët janë kampionët e Malit të Zi, ndërsa të dytët janë kampionët e Ishujve Faroe. Rivalë këta pa emër në arenën europiane dhe ku shanset për tu kualifikuar janë të barabarta. Kështu, në rast të një suksesi në të dyja ndeshjet, Ilir Daja do të dërgonte Ballkanin në “play off” të Ligës së Konferencës. E madje gëzimi do të ishte më i madh në një skenar të tillë duke ditur faktin se ky është debutimi i parë i Ballkanit në Europë. Fati deri më tani ka qenë në krahë të tyre, tashmë i mbetet skuadrës të veprojë në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online