Opinion/ Më shpejt do shitet shalqini i Lushnjes, se sa do të prodhojë lajm Këshilli i Sporteve…

Opinion nga Gert Çarçani

Qënkësh mbledhur Këshilli Kombëtar i Sporteve. Një komision kryesisht këshëllimor, se sa vendimmarrës, apo thënë thjesht e më qartë, një lëvizje “për me u gjet Kola në punë”. Kështu thonë këndej nga zonat e folklorit. E megjithatë, u hap një zyrë, u mblodhën ca burra, u skype-osën ca të tjerë dhe përfundimi është me transparencë të kristaltë. Përtej kësaj që është histori më vete, Këshilli Kombëtar i Sportit ka qenë një strukturë e lindur që në kohën e ish-zv/ministrit Rizvanolli, por që më pas, pësoi trajektoret e tij të unifikimit, mbledhjes dhe prodhoi realisht të progresonte mekanizmat sportivë, duke bërë ASGJË.

Një organ Këshëllimor sipas Ligjit për Sportin, por që u kthye në një organ tërësisht të varur nga kapriçot e vazhdeueshme të drejtuesve ndër vite, që thjesht firmosnin ngritjen e Këshillit, dhe asnjë herë nuk e mblidhnin atë, për të thënë që produkti ishte tërësisht NUL. Tashmë është mbledhur sërish. Për tu mbledhur jemi njësha, unikalë, perëndimorë e jo vetëm. Po produkti?

Si përherë, mbetemi te dominanca bazike e fjalëve “DUHET BËRË”, dhe në fund përfundojmë thjesht e vetëm te vullneti i vetëm një personi: Kryeministrit të vendit. Më shpejt do të shitet shalqini i Lushnjes që po ulëret Erioni me të drejtë mbase, sesa ky Këshill do të prodhojë ndonjë stacion të vërtetë influence apo vendimmarrjeje në drejtim të politikave sportive. Për të vetmin fakt, sepse realisht në ministri ka dy depozitime të forta që nëse bëhen Këshilli Kombëtar mund të mblidhet veç për kafe, për mall e për ndonjë buzëqeshje.

Së pari është Peticioni i Federatave Sportive, e së dyti edhe paketa e futbollit. Rutina dhe burokracia e mbledhjeve të tilla krejtësisht kot, me baziken “DO TË” dhe “DUHET” vazhdon të prodhojë fjalë. Aty e keni esenciale e Keshillit, bëjeni! Formalizimi i tregut online të basteve si një korridor i vetëm financiar për sportin, por mbi të gjitha, edhe Ligji për Sponsorizimin që futbolli dhe klubet e Superiores po ulërasin prej vitesh, mbeten dy kollona të forta që prej kohësh janë në skrivaninë e gjithkujt, e që kërkojnë vetëm një bindje reale për Kryeministrin të bëjë fakt një lëvizje të tillë.

Pjesa tjetër është thjesht e vetëm butafori, soap-opera, për të mos thënë një unitet personalitetesh që flasin për të prodhuar ASGJË! Pashë diku prezent edhe Presidentin Duka në skype. Nuk e kuptova, por njëherësh e mirëkuptova, me besimin që tezat që kërkon futbolli të kenë qenë vokacioni primar dhe kryesor i kësaj prezence dhe axhende Këshilli. Natyrisht futbolli është leva qëndrore e sportit, por për nga përvoja dhe precedentët, Këshille të tilla, përfundojnë thjesht e vetëm në proces-verbale, dhe kaq.

Logjika të çon shterrueshëm që politikat, apo strategjitë ti prezantohen Kryeministrit për evoluimin e sportit. Por, kryeministri aty i ka. Thjesht do ti shtohet edhe një letër tjetër A4, me ca firma të tjera. Aty ka peticionin e tryezës së Fidelit (KOKSH) me federatat sportive, aty ky paketën e futbollit, të para dhe pas zgjedhjeve me prezencën e Dukës, aty ka kërkesën e sportit në tërësi, për riaktivizimin e Basteve Sportive, dhe Ligjit për Sponsorizimin.

Mjaft të preken pak këto nga vullneti i kryeministrit dhe diçka do të lëvizë. Çdo aksesim tjetër, aq më tepër si këto të Këshillit Kombëtar, janë thjesht e vetëm si një tas taratori, apo pjatancë shalqiri që freskon mirë në këtë vapë korriku. Për ta mbyllur me një pyetje: Këshilli u mblodh, vendimet e Pleniumit nuk janë ende publike, po Fondin Nacional të Zhvillimit të Sportit a do ta mbledhë kush? Sepse ky i dyti ka më shumë peshë e ngjit më tepër, sepse nga letrat kalohen te lekët. Në mënyrë që nesër me të drejtë MAS të mos tërbohet pse x-federatë nuk paska kaluar lekët e shpërblimit për medalierët, etj etj etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online