Nesër në mesditë do të hidhet shorti për turin play-off në Champions League.
Janë përcaktuar vazot e shortit dhe Olimpiakosi i Besnik Hasit mund të përballet me Karabakun e Ansi Agollit. Në letër do të ishte short i favorshëm për grekët, ndërsa Karabaku shpreson të peshkojë Mariborin apo APOEL Nikozinë.
Ndërkaq, Bashakshehiri i Cikalleshit mund të vihet përballë Seviljes, Napolit apo Liverpulit, ndërsa CSKA Moska e Sporting Lisbona janë gjithashtu në vszon e favoritëve jokampionë.
Për Napolin e Liverpulin rreziku kryesor quhen Nica e Balotelit ose Hofenhajmi i trajnerit Nagelsman.
Champions League playoffs – League Route
Vazo 1: Sevilla, Napoli, Liverpool, CSKA Moscow, Sporting Lisbon
Vazo 2: FCSB (ish-Steaua), Young Boys, Hoffenheim, Nice, Istanbul Basaksehir
———
Champions League playoffs – Champions Route
Vazo 1: Olympiakos, Celtic, FC Copenhagen, APOEL Nicosia, NK Maribor
Vazo 2: Qarabag FK, Hapoel Beer-Sheva, Slavia Prague, Astana, NK Rijeka