Ishte personi i fundit që duhej ta vriste ndërgjegjja se bëri diçka keq në këtë sezon te Dinamo, por i pari që mban përgjegjsinë mbi supe. Po flasim për presidentin e ekipit, Ardian Bardhi. Nëpërmjet një komunikimi me mesazh me moderatorin e emisionit “Skaner”, Gerti Carcani, janë dhënë qartazi edhe sinjalet e dorëheqjes.
“Nuk kam më fjalë për këtë skuadër, nuk e di se çfarë të them. Këta nuk janë as burra më. Ndoshta është edhe faji im, ndoshta nuk jam presidenti i duhur, i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve, por unë jam munduar që të bëj më të mirën”, shkruan Bardhi që është tërësisht i zhgënjyer nga lojtarët e Dinamos, më të paguarit e Superiores. /Sport Ekspres/