Plani për javën e katërt, Vllaznia e Besëlidhja transferta “ferri”

Kategoria e Parë rikthehet të shtunën. Plot nëntë ndeshje dhe më e rëndësishmja është ajo mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Skuadrat përballen në Lezhë dhe ekipi i Hasan Likës do të tentojë të marrë fitoren e katërt radhazi.

Gjithsesi nuk do ta ketë aspak të lehtë. Ndeshje e fortë është edhe ajo mes Dinamos e Erzenit. Burreli do kërkojë të fitojë në shtëpi me Shënkollin, kurse Korabi me Vorën. Në Koplik skuadra e Veleçikut do të presë Ilirinë për të përmbyllur ndeshjet e grupit A.

Në Grupin B Egnatia kryesuese ka një transfertë të vështirë me Pogradecin, ndryshe nga rivalët si Lushnja e Tomori, që luajnë në shtëpi. Beratasit presin Orikun që e ka nisur kampionatin mirë, kurse lushnjarët përballen me Turbinën.

E rëndësishme edhe ndeshja Elbasani-Apolonia, me verdheblutë që janë mundur në tre ndeshjet e para në kampionat. Të dielën luhet sfida e fundit e kësaj jave dhe është e një rëndësie të veçantë, pasi vihen përballë Besa e Bylisi.

KATEGORIA E PARË – JAVA 4

Grupi A

E shtunë, më 29 shtator, ora 16:00
Dinamo- Erzeni
Burreli-Shënkolli
Besëlidhja- Vllaznia
Korabi-Vora
Veleçiku-Iliria

Grupi B

E shtunë, më 29 shtator, ora 16:00
Pogradeci-Egnatia
Elbasani-Apolonia
Lushnja-Turbina
Tomori-                Oriku

E diel, më 30 shtator, ora 16:00
Besa- Bylis

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online