Tifozët e Dinamo Zagreb shkaktuan një terror të vërtetë në Greqi. Teksa udhëtuan në transfertë për ndeshjen kundër AEK, një tifoz i grekëve ndërroi jetë dhe disa të tjerë u plagosën. Plani ishte bërë i qartë që në nisje, tifozët e Zagrebit do të shkaktonin kaos.
Ata zgjodhën një rrugë që më pak pritej duke kaluar me automjete, kryesisht nga Shqipëria. Kroatët shmangën me qëllim kalimin nga Serbia, pasi kjo rrugë tjetër e zgjedhur ishte më pak e pritshme dhe kontrollet nuk do të ishin të shumta. Për t’i armatosur më tej tifozët e Dinamo Zagreb menduan tifozët e Panathinaikos, teksa dy tifozeritë kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. /Sport Ekspres/