Superiorja nisi të premten dhe ndeshjet e javës së parë tashmë janë një kapitull i mbyllur. Tashmë është përcaktuar plani edhe për javën e dytë të kampionatit dhe të premten e 24 gushtit në fushë do të zbresin Tirana dhe Teuta. Luhet në “Selman Stërmasi” prej orës 19:45.
Një ditë më pas, të shtunën, luhen dy takimet e tjera. Të dyja në një orar, 16:45. Kamza, pas fitores në transfertë me Tiranën, do tentojë të marrë pikët e plota ndaj Partizanit. Laçi kthehet në shtëpi dhe rivali është Luftëtari.
Të dielën luhen takimet e fundit të javës së dytë. Kastrioti-Skënderbeu është takimi i parë i ditës. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës dhe nis prej orës 16:45. Tri orë më pas mbyllet gjithçka në Vlorë, ku Flamurtari pret Kukësin.