Ajeti mbetet “rrugëve”, Torino i prish kontratën

0

Arlind Ajeti tashmë është futbollist pa ekip, sepse ka prishur kontratën që e lidhte deri në vitin 2019 me Torinon. Kështu raporton “toronews.net”, që konfirmon se tashmë qendërmbrojtësi i kombëtares sonë është i lirë në treg.

Një eksperiencë e hidhur për Ajetin në Torino, sepse në sezonin 2016-2017 luajti vetëm 4 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke bërë një gafë kolosale në një ndeshje në Empoli, ndërsa sezonin e shkuar u huazua në Krotone, ku u paraqit më mirë, me 21 ndeshje në total, por rënia e Krotones në Serinë B e zbehu arritjen personale.

Tani 24-vjeçari duhet të gjejë urgjentisht ekip dhe duhet të lërë Italinë, nëse dëshiron të luajë në nivel të lartë, sepse merkatoja në Serinë A dhe B është mbyllur.

E kërkuan Krotone, Legia e Varshavës dhe Peruxhia, por nuk u bë asgjë, ndaj tashmë Ajeti mund të sistemohet në Zvicër.

Një hall i madh për Kristian Panuçin, sepse edhe Mërgim Mavraj është pa ekip në këtë moment.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.