Plaku kualifikon Skënderbeun 2-0 në Korçë

0

Europa League, kualifikuese, turi i dytë kthim

E enjte, 20:00, Stadiumi Skënderbeu

Skënderbeu – Kairat A. 2–0      (vajtje 1-1)

Shënues: 50′ Lilaj, Palku 83′

Goli

50′ – GOOOOL SKËNDERBEU Lilaj avancon i vetëm nga e djathta, pasi kalon bukur disa kundërshtarë, godet bukur dhe i jep udhë topit pas shpinës së portierit mik. Shumë pranë kualifikimit. 

83′ – Sebino Plaku vulos kualifikimin. Sulmuesi merr një top të gjatë dhe e sheh vetëm me portierin mik dhe nuk e ka aspka të vëshitirë të shënojë .

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Nimaga, Osmani (Muzaka 71′), Taku, Latifi, Vangjeli, Radas, Xhejms (Plaku 46′), Lilaj. Të gatshëm: Teqja, Shkodra, Dita, Gripshi.

Trajner: I. Daja

Kairat: Pokatilov , Akhmetov (Iliçeviç 69′), Elek, Bateau, Sujumbajev , Kuat, Arzo, Islamhan, Arshavin, Isael, Gohu. Të gatshëm: Plotnikov, Rudoselski, Bakaev, Baltabajev, Anene.

Trajner: K. Chadaxe

Kartonë të verdhë: Lilaj 28′, 75’/ Elek 58′

Karton i kuq: Lilaj 75’/ Arzo 86′

Episodet

77′ – Pa fat Skënderbeu, Nimaga gjendet në momentin e duhur në vendin e duhur, por gjen vetëm shtyllën.

76′ – Latifi avancon bukur i vetëm dhe gjen mundësinë për të goditur. Tetativa e tij devojohet nga portieri dhe shkon në këndore

74′ – Kundërsulm i shpjtë i kazakëve. Pas një askioni mjaft të bukur, Iliçeviç godet bukur, por Mici pozicional nuk lejon topin që të shkojë drejt portës.

45′ – Një top i vertikalizuar nga mesfusha përfundon tek Xhejms. Aksioni kosniderohet i pavlefshëm nga gjyqtari anësor, pasi sulmuesi i Skënderbeut ishte më i avancuar.

16′ – Radas ekzekuton bukur një goditje dënimi, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, duke mos u arritu nga asnjë prej lojtarëve bardhekuq.

9′ – Osmani provon të befasojë, topi përfunodn pak mbi traversë.

4′ – Xhejms nga e majta depërton bukur dhe gjen hapsirë për të goditur, grushton portieri mik në vështirësi .

2′ – Taku harkon një top nga e djathta, portieri mik grushton në momentin e parë, duke çuar topin tek Nimaga i cili godet fort, por kësaj radhe neutralizon topin “gardiani” kundërshtar.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.