Plaku drejt Kukësit, Pakult “pazar” në Kroaci

Plaku është objektivi i parë në Superiore, ndërsa tekniku austriak shfrytëzon njohjet për të afruar një mesfushor nga Kroacia

Jurgen Zela

Kukësi ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Europës, teksa tani kërkon me çdo kusht të marrë dhe një fitore tjetër për të hipotekuar vendin e  dytë dhe më pas të presë se ku do të luajë, në Europa League apo në Champions League. Vendim i UEFA-s për Skënderbeun mund t’u krijojë mundësinë kuksianëve që të luajnë në Champions dhe kjo do të ishte diçka shumë pozitive për ta. E sigurt është që në verë do të kenë angazhime në Europë dhe merkato duhet të mbyllet sa më parë. Klubi ka nisur që të piketojë që tani emrat e parë, ku në fokus janë lojtarët që mund të afrohen nga Superiorja. Sulmi është reparti që do të jetë problemi më i madh i Kukësit, pasi aktualisht ka vetëm Gurin dhe Baldenë, dhe shkodrani do të largohet pas pak javësh drejt Belgjikës. Edhe pse ende nuk është zbuluar klubi i ri i tij, emrat që lakohen janë të shumtë. Siç është raportuar prej ditësh në listën e skuadrave që kërkojnë shërbimet e 24-vjeçarit është dhe Ostende, që punon shumë me të rinjtë dhe ka hedhur sytë nga sulmuesi i Kukësit. Vetë lojtari ka deklaruar se do të shkojë në një skuadër ku e ka të garantuar që do luaj dhe Ostende mund t’ia krijojë këtë mundësi.

PLAKU

Objektivi i parë i Kukësit në merkaton e verës është Sebino Plaku. Burime të sigurta pranë Kukësit bëjnë me dije se sulmuesi është një dëshirë e stafit teknik dhe synohet që pas fundit të kampionati autori i 12 golave të vishet si kuksian. Edhe pse 32 vjeç, Plaku është kthyer në një lider te Kamza, duke qenë ndër më të spikaturit. Kujtojmë që Plaku në verë i dha kualifikimin në dy ture Skënderbeut. Mësohet se Kukësi ka nisur kontaktet dhe kërkon që ta realizojë këtë goditje sa më parë të jetë e mundur. Në Superiore mësohet se Kukësi ka dhe preferenca të tjera, ku mund të shohë drejt Partizanit, ku Idriz Batha është në fund të kontratës dhe kampionët në fuqi mund të përfitojnë nga kjo gjë. Sa i përket Plakut, ka qenë një dëshirë edhe më parë e Kukësit, por tani mund të jetë mundësia që të nisë një bashkëpunim, pavarësisht se lojtari ka interes dhe nga jashtë vendit dhe kjo mund ta tundojë.

KROACIA

Peter Pakult është një trajner me CV shumë të pasur dhe ka punuar në shumë klube dhe kampionate të ndryshe, ku ka pasur mundësinë të njohë shumë futbollistë. Në verë pritet që ai vetë të marrë përsipër të kryej disa nga transferimet e skuadrës së tij. Pakult ka nisur kontaktet e para dhe “Sport Ekspres” mëson se emri i parë që mund të zbarkojë te Kukësi do të jetë nga Kroacia. Gjasat janë që Kukësit “t’i rrëmbejë” një prej mesfushorëve skuadrës së Inter Zapreshiçi. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, Kukësi duket se kërkon një mesfushor në krahun e djathtë, ku Pakult në ndeshjet e fundit ka luajtur me dy mbrojtës, duke vendosur Idrizin para Zhderiç. Në këtë pozicion Inter Zapreshiçi ka tre lojtarë, njëri prej të cilëve me shumë gjasa do të zbresë në fushë me fanellën e Kukësit sezonin e ardhshëm. Nikola Rak mund të jetë zgjedhja e austriakut, duke parë që është lojtari më i vjetër i skuadrës, por dhe një lojtarë me shumë eksperiencë. 30-vjeçari mund të jetë emri i përzgjedhur nga Pakult, por ende nuk është i konfirmuar. Duke parë alternativat e tjera, duket vështirë që një lojtar i ri të lërë kampionatin kroat për Superioren. Koha do të tregojë nëse është Rak i përzgjedhuri i Pakult apo jo, por e sigurt është se do të ketë një kalim nga Inter Zapreshiçi te Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online