Pjesëtari i Liverpulit festoi për kartonin e kuq të Chelsea-t, Klop acarohet dhe e kritikon

Liverpuli është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e tyre kryesor në mbrojtjen e ekipit kampion. Të kuqtë dominuam një nga rivalët kryesorë për titull, Çelsin të cilin e mundën me shifrat 0-2. Në minutën e 45-të Kristensen u ndëshkua me kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën e Lampard me 10 lojtarë. Menjëherë pas ndëshkimit Mane gjeti rrjetën duke e bërë mjaft të vështirë ndeshjen për blutë e londrës.

Megjithatë Jurgen Klop u shfaq mjaft i pakënaqur në momentin kur Kristensen u ndëshkua me të kuq, pasi së pari arbitri kishte akorduar vetëm karton të verdhë duke e acaruar më shumë gjermanin. Por nuk mbaron me kaq. Në momentin që gjyqtari e pa rastin me VAR dhe kartonin e kuq për Kristensen, dikush nga stafi brohoriti me të madhe.

Ky fakt e ka “çmendur” trajnerin Klop. “Nuk e kisha me asnjë nga lojtarët, por me dikë nga stafi im. Ai e di shumë mirë ku gaboi dhe nuk dua ta shikoj më atë veprim në fushë”- u shpreh Klop. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online