“Shqipëria më e fortë”! Jupi sqaron deklaratën që bëri jehonë në Kosovë: Ja përse po fitonit, ndodhi edhe me ne në 2010…

Nga Klaudio Ndreca

Në periudhën kur Shqipëria u drejtua nga ana e Panuçit kishte një seri rezultatesh negative. Në të njëjtën kohë ishte Kosova që u ngrit së tepërmi në formën e saj, duke grumbulluar shumë fitore që mbushën disi zemrat e tifozëve. Kundërshtarët nuk ishin më rivalizuesit e mundshëm, por loja e futbollistëve dardanas jepte shpresë për të ardhmen.

E në një kohë që gjithë ambienti sportiv ishte i bindur se u prek fundi i Kombëtares së Shqipërisë, Redi Jupi zgjodhi të bëjë një vlerësim se Kosova nuk është më e fortë në përbërje. Kaq mjaftoi që në shumë media të jepeshin interpretime të ndryshme, duke shkaktuar një jehonë të madhe që solli reagime të ashpra edhe nga figura publike. Në ditën e djeshme, Jupi ka sqaruar gjithçka pasi ishte i ftuar në Kosovë, në emisionin “Dueli Sportiv”.

“Për fat të mirë unë jam koherent në gjërat që them. Më parë kam bërë një krahasim të dy ekipeve kombëtare. Unë e kam profesion këtë dhe nuk e bëj për një arsye apo për një tjetër. Kur bëhet ky krahasim, nuk kërkohet që të ulet njëra dhe të ngrihet tjetra. Por ky krahasim të dërgon në një përballje ku nëse je inteligjent, mund të përmirësoj. Ishte një moment ku Kosova po bënte mirë dhe unë kisha arsyet e mia që e kam shpjeguar këtë gjë.

E thashë edhe më parë, ne nuk kemi ndonjë gen të veçantë për të luajtur futboll. Asnjë lojtar shqiptar nuk ka qenë në listën e fituesit të Topit të Artë. Edhe në këto momente që flasim ne nuk kemi ndonjë lojtar që është ndër më të mirët në Europë në pozicionin e tij. Ne kemi futbollist mesatar, mbi mesatar apo nën mestar. Mos të kërkojmë gjëra të mëdha, pasi nuk do të tregoheshim të sinqertë.

Deklarata ime ka ardhur pasi më pyetën për formën e Kosovës. I thashë që po shfrytëzojnë gjithë potencialin e pashfrytëzuar në të gjithë këto vite. Ishte momenti i hapjes së parë, ku Kosova kishte të drejtë të merrte gjithë lojtarët shqiptarë të Kosovës që ishin në Europë. Ishte momenti i prurjes së parë që e ka shfrytëzuar edhe Shqipëria.

Ta them nga historia personale. Unë u bëra drejtor i ekipit kombëtar në 2010 dhe ne kishim rezultate negative me moshat. Me një të rënë, ne kishim mundësinë që me një rregullore të FIFA dhe UEFA, mund të federonim lojtarët shqiptarë të Kosovës që kishin qenë prezentë me Kombëtaren e një shteti tjetër, por nuk kishin luajtur për ta.

Brenda një muaji ne kishim mundësinë të shfrytëzonim edhe 300 lojtarë më tepër. Kështu u pasuruan ekipet zinxhirë dhe Kombëtarja A. Në këtë mënyrë do të kualifikoheshim edhe në Europian sepse u rritën mundësitë. Ai kualifikim nuk do të vinte kurrë nëse nuk do të shfrytëzonim mundësitë tona. Dhe këtë mundësi Kosova e pati pasi u dha njohja nga FIFA dhe UEFA. Tani nuk do ta ketë mundësinë për të pasur një prurje të tillë lojtarësh.

Unë do të thoja që kujdes, se kjo nuk do të jetë gjithmonë. Nuk do të keni mundësinë që të përzgjidhni në çdo vit nga 150 lojtarë. Nuk duhet të bëjmë gabimet që i bëjmë ne shqiptarët në përgjithësi. Ose të vijmë nga mbrapa kur fitojmë ose të hedhim në humbjen e parë. Ndahet mendja, ne kemi ekip në këtë nivel dhe opinioni duhet të jetë i qartë.

Pra duhet të ketë disa binarë. Pra nuk mund të themi që nuk bën Rashica pas dy rezultateve jo të mira. Nga ana tjetër pashë që pati reagime së fundmi që nuk bën trajneri. Ky trajneri o bën o nuk bën. Nuk mund të thuhet për Shaland që e ngritën në qiell deri para gjashtë muajsh edhe me ekzagjerim ndonjëherë, që nuk bën tani”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online