Miralem Pjaniç është përfolur se mund të largohet nga Juventus, por tashmë duket se është joshur nga ardhja e Kristiano Ronlados. Nuk do të ishte aspak çudi që mesfushori të qëndronte në Torino edhe pse për të kanë ardhur oferta vërtetë joshëse për të.
Boshnjaku në një prononcim të shkurtër për “ESPN”-në ka deklaruar se portugezi do të ketë të njëjtin sukses si në skuadrat e mëparshme: “Ne jemi të lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Jam i bindur se ai do të ketë të njëjtin sukses si me Mançester Junajtid dhe me Realin. Ishte një afrim i madh për Juven dhe besoj se do na ndihmojë shumë”.
Natyrisht boshnjaku i është referuar Championsit, pasi trofetë e tjerë bardhezinjtë nuk i kanë diskutuar. Mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të vijojë aventurën tek “Zonja e vjetër” apo do të ndryshojë ambient.