Pistë tjetër për Hasanin, shkodrani afër ekipit të madh shqiptar

Edon Hasani nuk është stabilizuar në ndonjë ekip të ri që pas largimit nga skuadra e Sepehanit në Iran. Shkodrani është në qytetin e tij ku po stërvitet individualisht, por ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë ekip. Ai u përfol se do të vazhdonte karrierën në Azi, pasi kishte disa interesime për të, por asgjë.

Në Shqipëri, opsioni më i mundshëm ishte ai i Tiranës, por sërish palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Nga krahu tjetër, “Sport Ekspres” mëson një tjetër tentativë të shkodranit në merkaton e verës. Burime të ndryshme pranë mesfushorit bëjnë me dije se ai ka vendosur kontakte me Shkëndijën e Tetovës.

Ekipi shqiptar në Maqedoni ka nevojë për një mesfushor, pasi largimi i Ferat Hasanit i ka lënë zbuluar. Hasani mund të ishte zëvendësuesi ideal për “Bubën”. Batha ishte para pak kohësh në kontakt me klubin e Shkëndijes, por nuk gjetën marrëveshjen. Këtë herë, është radha e Hasanit për të folur me kampionët e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *