Pirlo zbulon listën e dëshirave në merkato, dëshiron 2 talentet e Italisë te Juventusi

Menjëherë pas zyrtarizimit të Andrea Pirlos në stolin e Juventusit, tashmë te bardhezinjtë ka filluar të mendohet për strategjinë që do të ndiqet në merkato. “Zonja e Vjetër” kërkon suksesin në Itali dhe më kryesorja në Europë, prandaj rigjenerimi i organikës duket i pashmangshëm.

Pirlo e ka shpalosur listën e tij të dëshirave dhe në të gjenden dy talente që cilësohen si e ardhmja e futbollit Italian. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i ri i Juventusit ka dhënë aprovimin për Tonalin dhe Zaniolon. I pari është krahasuar gjerësisht me vetë Pirlon dhe ndoshta të vihet nën urdhërat e këtij të fundit mund ta intrigojë të zgjedhë bardhezinjtë përpara Interit. Ndërkohë Zaniolo është një lojtar me aftësi të mëdha, që Roma zor se mund ta lëshojë aq lehtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online