“Falenderoj stafin që besoi te unë”, Broja mbyll sezonin më të bukur të tij: Ishte një ëndërr e bërë realitet

Armando Broja i dhënë fundd sezonit më të gjatë dhe më të bukur të karrierës së tij deri më tani. Talenti shqiptar bëri të mundur një ëndërr të tijën këtë vit, teksa zbriti për të parën herë në fushnë e lojës me fanellën e ekipit të parë të Chelsea-t. Një moment ky padiskutim që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e Brojës, pasi tregon shumë për punën dhe aftësitë e tij.

Sulmuesi kuqezi ishte nën urhdërat e Lampard që pas rikthimit nga ndërprerja, ndërsa me eleminimin e mbrëmshëm nga Champions League, ky sezon përfundon këtu për “blutë e Londrës” dhe për Armando Brojën, me shpresën se ai që do të pasojë do të rezervojë më tepër minuta në këmbët e lojtarit 18-vjeçar. Ky i fundit ka shkruar në rrjetin e tij social për të përmbledhur këtë sezon të lënë pas, duke mos harruar të falenderoj stafin e Chelsea-t që i besuan aftësive të tij.

“Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për mua personalisht, duke shënuar 30 gola dhe duke dhënë 8 asist. Gjithashtu jemi kampionë të Premier League 2. Ishte një sezon i gjatë, por i mirë, të cilin e përfunduam të pamposhtur. Gjithashtu për mua ishte një ëndërr e bërë realitet debutimi me ekipin e parë. Faleminderit të gjithë stafit dhe lojtarëve që patën besim te mua dhe familjes sime që gjithnjë më ka mbështetur dhe më ka qendruar pranë”, shkruan Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online