Pirlo: Juventus pa personalitet, nuk e kuptoj ç’po prisnin!

Humbja 2-0 kundër Atletikos së Madridit ka sjellë zhgënjim në kampin bardhezi. Të rikthesh një rezultat të tillë përballë ekipit të Simeones është tepër e komplikuar, por loja e bardhezinjve la shumë për të dëshiruar.

Shumë kritik është shfaqur Andrea Pirlo, i cili luajti katër sezone me Juventusin. Ish-mesfushorit të famshëm nuk i ka pëlqyer aspak paraqitja e ekipit të Alegrit, ndërsa të njëjtin mendim jep dhe ikona Aleks Del Piero.

Ish-kapiteni tregon dhe mënyrën se si duhet të luajë Juventusi në ndeshjen e kthimit për të tentuar kualifikimin për më tej.

PIRLO – “Është normale të ketë presion kur luan për objektiva kaq të mëdha. Nëse je një lojtar i Juventusit duhet ta përballosh presionin dhe të japësh gjithçka ke në ndeshje të tilla. Për fat të keq nuk e pashë një gjë të tillë kundër Atletikos. Pashë një skuadër pa personalitet dhe me pak dëshirë për të prodhuar dhe krijuar lojë. Ata dukeshin si një skuadër që po priste, siç e tha dhe Alegri. Dukej sikur lojtarët po prisnin që të kalonin minutat me idenë që do ta gjenin golin herët apo vonë.”

DEL PIERO – “Juventusi duhet të bëjë më shumë nga ajo që pamë. Alegri e ka kërkuar një gjë të tillë gjatë këtyre ditëve. Atletiko zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërsa bardhezinjtë duhet të qarkullojnë më shumë topin dhe të sulmojnë nga krahët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *