Pirlo i jep fund karrierës, futbolli humbet një gjeni

Tërheqja e liderit të heshtur nga është lajmëruar nga vetë italiani, i cili ka ngritur çdo trofe të mundshëm në Europë dhe në botë

Ky ndoshta ishte episodi që vendosi karrierën e një prej “dirigjentëve” më të mëdhenj në mesfushën e futbollit. Pengu i madh mbeti finalja e 2015 kundër Barcelonës, e humbur 1-3. Edhe për një 36-vjeçar si Pirlo, ritmi i Serisë A dhe futbollit europian ishte një peshë e rëndë në atë kohë, ndaj vendosi të kalojë Atlantikun, për t’iu bashkuar Nju Jork Siti FC në MLS. Kjo transfertë ishte një gjysmë lamtumirë, pasi e largoi nga prozhektorët e mëdhenj të futbollit, ndërsa pas dy sezoneve mbërrin lamtumira e plotë. 5 minutat që luajti në sfidën Play-off të “Major League Soccer” mes Nju Jork Sitit dhe Kolumbus Kru ishin të fundit për Andrea Pirlon në karrierën e tij si futbollist.

“Pirlo është një lider i heshtur. Flet me këmbë”. Kështu e ka përshkruar Marçelo Lipi mesfushorin italian, i cili ka zyrtarizuar sot tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur. Por frazat e famshme që përshkruajnë akoma më mirë një legjendë si Andrea Pirlo vijnë nga e gjithë bota. Sepse madhështia e ish-lojtarit të Milan dhe Juventus ka kaluar çdo kufi, madje para se “Mjeshtri” të zhvendosej fizikisht përtej kufijve të Italisë (dy sezonet e fundit ka luajtur me Neë York City). Andrea Pirlo ka luajtur të dielën në mbrëmje (me orën tonë) ndeshjen e tij të fundit, e mbyllur me brohoritje vetëm për të, pavarësisht se skuadra është eliminuar në “play off”-et e MLS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online