“Pirati” bie përsëri në qetësi, Majorka ka marrë vendimin për të ardhmen e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi erdhi me zhurmë të madhe në radhët e Majorkës, teksa që në ndeshjet e tij të para arrin të tërheqë menjëherë vëmendjen. Në vetëm 3 paraqitje, sulmuesi shqiptar bëri atë që nuk e arriti dot në më shumë se dy vite me fanellën e Lacios. Me golat e shënuara dhe lojën e prodhuar në fushë, u duk se Majorka do të ishte  destinacioni i duhur për të rikthyer edhe njëherë Muriqin që të gjithë kujtojmë nga Fenerbahçja.

Por “pirati“ ka rënë përsëri në qetësi. Ndeshjet kalojnë njëra pas tjetrës dhe Muriqi nuk po arrin të gjejë dot rrugën e rrjetës. Për këtë arsye, duket se klubi spanjoll ka vendosur që të mos aplikojë klauzolën për të drejtën e blerjes së kartonit. “Estadiodeportivo“ raporton se Majorka nuk ka ndërmend të shpenzojë 13 milionë euro për të blerë përfundimisht sulmuesin nga Prizreni, të cilit prej javësh po i mungon goli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online