“Arbitri? Këto tre ditë kemi parë gjithçka”, Gatuzo: Skuadrat italiane të respektohen më shumë në Europë

Napoli mposhti Granadën 2-1 mbrëmjen e sotme, por ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar në fazën tjetër të Europa League. Megjithatë Gatuzo shprehet i lumtur me paraqitjet e skuadrës së tij. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes trajneri italian thekson se ekipi i tij pësoi një gol absurd, por në sërish tregoi se ka diçka më tepër se kundërshtari. Në fund ka edhe një ankesë për arbitrat, teksa thotë se duhet të kenë më tepër respekt për skuadrat italiane në Europë.

“Ne pësuam përsëri një gol absurd sot, në tre kundër një në zonë. Meqë nuk mbaj mend ndonjë aksion tjetër nga Granada, ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë, pa pendesa. Në të dy ndeshjet kemi treguar se kemi diçka më shumë se ata.

Arbitrat? Unë mendoj se ata që na përfaqësojnë duhet t’i bëjnë skuadrat italiane të respektohen më shumë në Europë, në këto tre ditë kemi parë gjithçka. Në pjesën e parë kemi luajtur 17-18 minuta, në të dytën unë nuk po ju them. Unë do të vë dorën time në zjarr: nëse një ekip italian lejon veten të interpretojë një ndeshje në Evropë si kjo, të nesërmen ne jemi në gazeta”, ka deklaruar Xhenaro Gatuzo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online