“Pikërisht për atë lojtar thashë jo“/ Blerja e re e klubit bëhet “mollë sherri”, trajneri jep dorëheqjen nga ekipi i njohur

Një vendim i papritur ka ardhur ditën  e sotme nga trajneri i klubit të njohur, Olimpik Marsejë. Andre Vilas Boas ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i skaudrës dhe “mollë sherri” për këtë është bërë  merkatoja e francezëve. Oliver Ntcham është afrimi më i ri për Marsejën, por lojtari nuk ka qenë kurrë në listën e dëshirave të trajnerit portugez. Këtë e ka sqaruar vetë Vilas Boas nëpërmjet një konference për shtyp, ku shpreh pakënaqësitë e tij për faktin se klubi la mënjanë vendimet e tij në merkato.

“Afati i transferimit përfundoi me ardhjen e një lojtari të ri, një vendim jo i marrë nga unë. Nuk kam asnjë lidhje me këtë vendim. Kam mësuar për këtë nga shtypi në mëngjes kur u zgjova. Është pikërisht një lojtar për të cilin thashë jo. Ai kurrë nuk ishte një lojtar në listën tonë. Dhe ai përfundoi duke ardhur.

Unë paraqita dorëheqjen time te drejtuesit për shkak të kësaj. Pa vjedhur asgjë nga OM në kontratën time. Nuk jam dakord me politikën sportive dhe këtë vendimmarrje në lidhje me nevojat e ekipit dhe lojtarit që ka mbërritur. Kam marrë vendimin për të paraqitur dorëheqjen time te drejtuesi. Nuk dua asgjë nga OM ose Frank McCourt, thjesht dua të largohem për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi politikën sportive. Është për të ardhur keq që kemi mbërritur në këtë pikë”, ka thënë Ande Vilas Boas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *