“Drejtori Reina që “vrau” Strakoshën”, media italiane: Kjo statistikë e çmendur me Atalantën

Thomas Strakosha ishte lojtari i paprekshëm në Lacion e Inzagit, duke rregjistruar më shumë minuta në Seria A krahasuar me shumë futbollistë të tjerë. Deri sa te dera e lacialëve trokiti “profesori” Reina.

Gardiani spanjoll u paraqit me një mision që tashmë duket “i gënjeshtërt” në klub: “Do ta ndihmoj Strakoshën që të rritet, ashtu siç ndihmova Donarumën”. Mosha e madhe e Reinës nuk mund të krijonte një tjetër ide përveç fjalëve të thëna nga vetë spanjolli.

Pra plani i Lacios nuk mund të ishte kurrsesi për ta bazuar të ardhmen në duart e spanjollit, por për të rritur Strakoshën. E nga kjo konkurrencë nuk është përgjigjur në mënyrën e duhur lojtari shqiptar, që ka zhgënjyer edhe në ato pak paraqitje të zhvilluara në këtë sezon të ri.

“Cittaceleste” e ka përmbledhur në pak fjalë të gjithën këtë situatë: “Drejtori Reina që “vrau” Strakoshën”. Teksa në artikull tregohet pesha e madhe që ka Reina në skuadër, tregohet edhe një statistikë e etiketuar si “e çmendur” në fitoren e fundit ndaj Atalantës në shifrat 1-3.

Portieri i Lacios ka rregjistruar 54 pasime të sakta, ndërsa më shumë kishte arritur vetëm Milinkoviç-Saviç që ishte ylli i ndeshjes dhe bëri në total 56 pasime. Pra futbollisti i dytë me më shumë pasime te Lacio në atë 90 minutësh, ku përfshihen 17 topa të gjatë që kanë përfunduar saktësisht në koordinim, të paktën 8 më shumë se çdo lojtar tjetër te Lacio dhe Atalanta. Kjo tregon qartësisht se aktivizimi i Reinës shkon përtej gjurit të fryrë të Strakoshës dhe operacionit të evituar për momentin. /Sport Ekspres/

One thought on ““Drejtori Reina që “vrau” Strakoshën”, media italiane: Kjo statistikë e çmendur me Atalantën

  1. HA HA HA SE PANE NDESHJEN ME BELGET NE KUPEN E EUROPES ..TE 2 GOLAT ISHIN NE FAJN E TIJE .. E HODHI TOPIN NE QENDER PAS NJE KROSI ..EDHE NJE FELIJE 10 VJEC E DIN QE KURRE NUK DUHET TA HEDHESH NE QENDER TOPIN MBAS NJE GRUSHTTIMI …. GAZETARET JANE KOQE TE DAJA ..EDHE MURIQIN E KRITIKUAN DHE TANI JA MBYLLI GOJEN 3 GOLA NE NE2 JAVE PO TE ISHTE AQ I MIRE E MBANTE MILANO DHE EKIPI NAPOLI POR E SHPORREN . PRISNI PAK TJA SHIKONI VLERAT .. STRAKOSHA ESHTE NJE NGA ME TE MIRET …NE EUROPE ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online