Pezullohen Kaja e Kashami, ka gjoba dhe zbritje pikësh

Komisioni i Disiplinës ka dënuar disa futbollistë, ku spikat ai i qendërmbrojtësit të Besës, Ervis Kajës. Me dy ndeshje është pezulluar edhe trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, ndërkohë që edhe te moshat dhe në të Dytën ka pasur disa dënime. Mamurrasi ka humbur sërish në tavolinë dhe tashmë i janë zbritur edhe pikë. Vendimet e Komisionit të Disiplinës janë si më poshtë:

-Lojtari i KF “Besa”, Ervis Kaja, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Apolonia” paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës.

-Zyrtari i KF “Apolonia”, Ndriçim Kashami, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

-KF “Tomori”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobë me masën 100,000 (njëqind mije) Lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.

-Lojtari i KF “Gramshi”, Mikel Goga, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Adriatiku Mamurras” për mos paraqitje në ndeshje me KF “Klosi”, planifikuar të luhej me datë 29.10.2017, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

-Lojtari i “Akademia AAS” U-19, Fatjon Marku, për sjellje jo sportive ndaj publikut, në bazë të Nenit 48/1.c) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Zyrtari i “Akademia AAS” U-19 Eli Dervishi, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Zyrtari i “Elbasani” U-19, Mikel Canaj, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Zyrtari i KF “Butrinti” U-19, Sokol Bogdo, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Butrinti” U-19, Mariglen Mekshi, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Apolonia” U-19, Ledion Mehmeti, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Apolonia” U-19, Enriko Qosanaj, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Përmeti”, Emiljano Mihali dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Mihali vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkëndija” U-19, Alkid Kastrati dhe faljen e masës së gjobës. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Alkid Kastrati vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *