Pezullim e gjobë për Taren

Lacio-Fiorentina përfundoi 1-1 të dielën, por mund të përfundonte me fitoren e Lacios, nëse në shtesë nuk do të jepej një penallti që ngjalli shumë polemika. Igli Tare u fut në fushë, edhe pse nuk lejohej aty, duke shkuar tek arbitri për të protestuar pas ndeshjes.

Pas nervozizmit të Tares qëndrojnë shumë gjëra: tërbimi dhe mëria e trajtimit jo të drejtë, pasi episod si ai i penalltisë së Fiorentinës i kanë ndodhur edhe Lacios, por nuk ka marrë 11-metërsh. Në Romë janë të bindur se nuk trajtohen si të mëdhenj, edhe pse janë pranë kreut. Kjo bën që Tare, një emblemë e sukseseve laciale, të humbasë qetësinë. Ai që kthen argjendin në ar, shqiptari që pasuron prej vitesh Lacion, e do shumë klubin roman dhe ka bindur edhe më skeptikët për vlerën e tij dhe të skuadrës që ka ndërtuar me lëvizje fantastike në merkato.

Megjithatë, për Iglin ajo që ndodhi të dielën ishte një padrejtësi e madhe, mbi të gjitha për faktin se Parolos nuk iu akordua një penallti identike.

Për këtë arsye, Tare nuk duroi dot dhe ia tha të gjitha arbitrit, edhe pse e dinte që do pezullohej. Dënimi erdhi sot: deri në 5 janar asnjë aktivitet në emër të Lacios dhe 10.000 euro gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online