“Peter Olainka është heroi për mua”! Shënoi kundër aspirinave të Bundesligës, çfarë vlerësimi nga trajneri

0

Të bësh karrierë në Superligën e Shqipërisë dhe më pas te luash në majën e futbollit europian, nuk është diçka e lehtë. Megjithatë Peter Olaynika, ish lojtari i Skëndërbeut po kalon një moment mjaft të mirë që pas transferimit tek Slavia e Pragës. Ditën e djeshme, 24 vjeçari me origjinë nigerians i ka shënuar gol skuadrës elitare të Bundesligës, Leverkusenit. Ky gol ishte i vlefshëm për t’i dhuruar tre pikë çekëve.

Vitin e kaluar Olayinka shënoi përballë Interit në Champions Ligë, si dhe mori të gjithë vëmendjen në rrjetet sociale kur dribloi për të disatën herë Piquen, në ndeshjen Slavia-Barcelona. Olayinka gjithashtu shpalli dëshirën për t’iu bashkuar kombëtares sonë, por kjo u mohua kategorikisht nga tifozët kuqezi. I dalë nga akademia e Bylisit, i riu nga Nigeria nuk do ta kishte menduar kurrë se karriera e tij do të lulëzonte në një moshë kaq të re.

Ndërkohë në intervistën pas ndeshjes, trajneri Jindrich Trpisovsky ka vlerësuar lart figurën e Olainkës: “Duhet të falenderoj Olainkën. Duhej të luante si titullar, por nuk ishte gati pas rikuperimit nga Kovidi. Ai është heroi për mua, ai sakrifikoi për ekipin, erdhi për të na ndihmuar. Na duhen lojtar si Olainka”, ka thënë Tripsovsky. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.