Të gjitha rezultatet e Shqipërisë U-17 dhe U-15, ja lojtarët që shënuan me fanellën e kuqezinjëve

0

Është mbyllur të premten grumbullimi 4-ditor i dy kombëtareve të moshave U-17 dhe U-15, që i shërbeu stafeve teknike dhe sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF për të vëzhguar nga afër disa nga lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave. Me Shqipërinë U-17, tekniku Elvin Beqiri kishte grumbulluar 24 futbollistë, ndërsa trajneri i Kombëtares U-15, Armand Dama kishte ftuar në përfaqësuese 23 futbollistë.

Të dyja skuadrat kuqezi u grumbulluan në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe përgjatë këtij grumbullimi zhvilluan disa ndeshje miqësore. Të mërkurën në orën 11:00 u vunë përballë ekipi kombëtar U-15 dhe ai U-16, me këtë të fundit që u grumbullua vetëm për këtë takim. Kjo sfidë u fitua nga 15-vjeçarët e drejtuar nga trajneri Dama me rezultatin 3-2, falë dopietës së Devis Metaj dhe golit të Olsi Myrtajt. Për 16-vjeçarët e drejtuar nga tekniku Elvis Sina golat u shënuan nga Xhixha dhe Kasmollari.

Ndërkaq, në orën 14:30 u përballën ekipi kombëtar U-17 me ekipin kuqezi U-18, që gjithashtu u grumbullua vetëm për këtë test. Kjo ndeshje u fitua nga përfaqësuesja U-17 me rezultat 2-0. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri të dy golat u shënuan nga sulmuesi Rigers Hoxha. Ditë e enjte, në ambientet e “Olympic Park” në Durrës u zhvilluan edhe dy miqësore të tjera të kuqezinjve ndaj ekipeve të Akademisë Shqiponjat.

Fillimisht ekipi kombëtar U-17 u ndesh me ekipin e moshës U-19 të Akademisë Shqiponjat. Ndeshja nisi në orën 13:30 dhe u fitua nga kombëtarja e drejtuar nga Elvin Beqiri me rezultatin 8-3. Për kuqezinjtë shënuan Kacanolli (3), Bajraktari (2), Hoxha, Stafa si dhe një autogol.

Në takimin tjetër të ditës që nisi në ora 15:30, ekipi kombëtar U-15 u ndesh me ekipin U-17 të Akademisë “Shqiponjat”. Miqësorja u fitua me nga kombëtarja kuqezi me rezultatin 2-0 me autor të golave Duro dhe Bode.

Ndeshjet u ndoqën me vëmendje nga sektori i ekipeve kombëtare dhe stafet teknike të kombëtarëve të moshave për parë ecurinë e lojtarëve që premtojnë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.