“E di që shkodranët janë tifozë të Gjermanisë”, trajneri i Vllaznisë: Mos na krahasoni me tjerët

0

Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, ka folur sa i përket sezonit të ri. Në kryefjalën e teknikut të shkodranëve ishte pjesa e urisë së madhe që vjen nga vetë karriera e Brdaric që kërkon ngjitjen e menjëhershme. I ftuar në emisionin “Pressing”, trajneri i Vllaznisë është shprehur:

“E di që të gjithë duan të na krahasojnë me të tjerët, por ne jemi një skuadër e veçantë, sepse është një situatë e veçantë. Jam trajner, kam një uri të madhe dhe këtë uri dua t’ia transmetoj skuadrës. Është një betejë, të gjithë janë gati ta nisin betejën, por situata është e pazakontë për të gjithë.

E pëlqej presionin, pa diçka të tillë nuk mund të luash futboll profesionist. E di që njerëzit dhe tifozët presin rezultate, por pyetini lojtarët, kemi bërë një punë të madhe në 12 javë përgatitje. Jam i kënaqur, e kam shfrytëzuar këtë periudhë 12-javore për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin. E njoh qytetin, Shkodra është e këndshme dhe më pëlqen shumë. Kam parë që shkodranët janë shumë tifozë me Gjermaninë”, ka thënë Brdariç. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.