Pësoi trullosje gjatë ndeshjes, trajneri sqaron problemin e Rashicës

Milot Rashica u detyrua të lërë fushën në minutën 61-të të takimit ndaj Hofenhajmit. Sulmuesi i Verderit kërkoi zëvendësim pasi nuk po ndihej mirë. Trajneri i tij, Florian Kohfleldt, ka sqaruar gjendjen e lojtarit ditën e sotme.

Miloti luajti i sëmurë dhe ndjeu trullosje gjatë lojës. Megjithatë, gjithçka tani po shkon mirë dhe të mërkurën do të bashkohet me grupin në stërvitje. Duhet të bëjë dhe një test të fundit për të parë nëse sëmundja është ngjitëse”.

Nëse gjithçka shkon mirë sulmuesi 22-vjeçar do ta mbyllë sezonin në ndeshjen e fundjavës, ku Verderi pret Lajpcigun, më pas Rashica do të jetë gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të Kosovës, Bernard Shaland, për takimet e vlefshme për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *