Pesë shenjat e javës së dytë, çfarë nuk mund të harroni!

U luajt futboll, pati gola, polemika pak dhe kryesisht lidheshin me gjendjen e fushës në Laç dhe Vlorë. Kjo javë ka regjistruar disa gjëra interesante dhe “Sport Ekspres” ka veçuar katër prej tyre. Gjithashtu ju sjellim edhe pamjet e golave dhe asisteve. Sigurish ato të marrë nga Supersport, që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superiores.

ASISTET E ELLER DHE OTO XHON – Është sezoni i tyre i parë në Superiore dhe këtë javë lanë shenjë. Kroati Nikola Eller iu bashkua Laçit këtë verë dhe luajti edhe në kupat e Europës. Në ndeshjen kundër Luftëtarit ishte protagonist me asistin e dhënë për Shtubinën. Shmang bukur kundërshtarin dhe vertikalizon në kohë për Shtubinën që i shpëton pozicionit jashtë lojës.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/251588662161189/

Nigeriani i Skënderbeut la shenjë në golin e tretë të korçarëve. Sprint për rreth 40 metra dhe më pas shërben për Dejvi Bregun. Vendimi i duhur, vlonjati u tregua i saktë para portierit Kuka. Oto Xhon kushte vetëm një minutë që kishte zbritur në fushë.

GODITJET E DËNIMIT TË BREGUT DHE TELUSHIT – Goditjen, o e ke, o se ke. Bruno Telushi bën pjesë tek ata që e kanë. Mesfushori nxori nga reporteri i tij një “perlë” dhe kur ka vlerën e tre pikëve në fund, atëherë duhet festuar gjatë. Vlonjati nuk i la asnjë shans portierit Avdyli me goditjen e tij.

Edhe Dejvi Bregu është nga ata që realizon përmes goditjeve të dënimit. E tregoi edhe dje diçka të tillë. Lojtari i Skënderbeut shënoi golin e dytë në ndeshjen me Kastriotin dhe gjuajtja e tij ishte mjaft e bukur.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/705378549798435/

FUSHA NË LAÇ DHE VLORË –  Pika më e dobët e kësaj jave. Edhe vjet në Laç dhe në Vlorë patën probleme me fushat, madje kurbinasit luajtën jashtë fushës së tyre, vetëm e vetëm që fusha të rimerrte gjendjen e duhur.

Nuk po i gjendet zgjidhej këtij problemi që të dy klubet kanë pasur. Përkujdesja për fushën nuk ka munguar, por akoma nuk ka ilaç për barin që lë vendin dheut. Askush nuk e do një gjendje të tillë dhe do punohet për t’i rikthyer tapetet në impiantet e tyre në gjendjen e mëparshme.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/239455626910925/

MBROJTËSIT GOLEADORË – Eglentin Gjoni arriti të realizojë golin trepikësh me Laçin kundër Luftëtarit. Shtatlarti i bardhezinjve shfrytëzoi në mënyrë perfekte krosimin e Sefgjinit nga një goditje dënimi dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Ishte minuta e 94-t dhe rezultati shkoi në 2-1.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/658322971216473/

Gol trepikësh realizoi edhe Albi Alla. Këtij të fundit me siguri i ka shijuar më shumë, pasi ia realizoi ish-ekipit të tij. Edhe pse ka kujtime të bukura, pasi ka fituar titull, Kupë e Superkupë, së fundmi disa fjalë të thëna kundrejt tij nuk janë pëlqyer. Në Shqipëri shënonte për herë të parë dhe mbrojtësi theu “mallkimin” 5-vjeçar të Flamurtarit, që nuk ia dilte ta mposhte Kukësin në shtëpi.

RASTI I LATIF – Teuta nuk ka arritur dot që të shënojë gol në këto dy javë dhe kjo nuk ka ndodhur prej rasteve të munguara. Durrsakët shkojnë shpesh para portës dhe kanë treguar nivel të lartë loje, por ai rast i humbur nga Latif në ndeshjen me Tiranën u ka mbetur “peng” bregdetarëve.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/1988470351454052/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *